Foto ilustruese

Kronikë

Ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë

20 Maj 2021, 09:15| Përditesimi: 20 Maj 2021, 09:20

  • Share

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, i akuzuar për ngacmim seksual. Policia bën me dije se i riu me inicialet J.M., u arrestua në flagrancë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare", njofton Policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?