Ngacmoi 19 vjeçaren në Tiranë dhe kërcënoi një tjetër me thikë, arrestohet 27 vjeçari! I dënuar 4 vite më parë për përdhunimin e një të miture (EMRI)

26 Nëntor 2023, 11:05| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 14:07

  • Share

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për ngacmim seksual ndaj një 19 vjeçare në ambientet e punës së kësaj të fundit.

Mësohet se i arrestuari Marash Gjoklaj ishte dënuar me 4 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitura, ishte liruar me kusht nga gjykata.

Ngjarja e ngacmimit seksual ndaj 19 vjeçares ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa kjo e fundit ishte në punë. Gjithashtu po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.

Marash Gjoklaj rezulton se në 2017-ën, ka tentuar të grabisë me thikë edhe një 42 vjeçare në Durrës.

Por si pasojë e ndërhyrjes së djalit të qytetares, Marash Gjoklaj  u mor peng dhe më pas u dhunua fizikisht nga 3 persona në bodrumin e një pallati.

Ora 11:38
FOTO/ Ngacmoi 19 vjeçaren dhe kërcënoi me thikë të renë Tiranë, ky është 27 vjeçari i dënuar më parë me 4 vite burg për abuzim seksual ndaj një të miture

1700995283_finalprojekt.00335813.Still089.jpg

Personi në foto është 27 vjeçari Marash Gjoklaj, i arrestuar nga policia e Tiranës për ngacmim seksual ndaj një 19 vjeçare teksa kjo e fundit ndodhej në vendin e saj të punës.

Gjoklaj ishte dënuar edhe më parë me 4 vite burg për abuzim seksual ndaj një të miture por ishte lënë i lirë me kusht.

Policia njoftoi se 27 vjeçari kishte kërcënuar me thikë edhe një 20 vjeçare ditën e djeshme në Rrugën e Dibrës.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 26/11/2023 18:09

    Kta lloj duan shiringen ne koke sic e ben gjermani ose hanxhirin edhe prija ta vari ne balle.moster.burg perjet per kta lloj mostrash

    Përgjigju
  • Eri: 26/11/2023 17:11

    Ska faj gjermani qe i bo shiringa ktyreve tipave pstj flasin me vete

    Përgjigju
  • Ceni: 26/11/2023 16:18

    Marashin me e çu te arusha!!

    Përgjigju
  • Tironsi: 26/11/2023 12:30

    KTU DHET BA NJI LIGJ SI NGJERMANI, ME I FUT GJILPONEN DHE TMASI SA PLLKA KAN RRUGET E TIRANES...

    Përgjigju
  • Turi: 26/11/2023 11:58

    I jepni 25 dhe te shohim se cfare mendje do te kete kur te dale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?