Nënë e vajzës në dëshminë e saj

Ngacmimi seksual në Korçë/ I dha hashash vajzës, babai: Mund t'i kem thënë ndonjë fjalë, por s'e kam prekur! Isha i dehur (Dosja e plotë)

14 Maj 2020, 16:39| Përditesimi: 14 Maj 2020, 16:51

  • Share

MALIQ- Zbardhet e plotë dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatën e 12 majit në fshatin Vloçisht të Maliqit, ku babai me inicialet R.M, tentoi të abuzojë seksualisht me vajzën e tij K.M. Kjo e fundit kishte shkuar tek banesa e babait të saj për ta parë, i cili ishte divorcuar me nënën. Por teksa ka qëndruar në dhomë me babanë, ky i fundit i ka dhënë të pijë lëndë narkotike hashash, ku vajza ka treguar në polici se ka konsumuar drogën së bashku me të atin. Por kur ka shkuar mesnata, rreth orës 23:50, babai ka filluar t'i kërkojë vajzës së tij, që të kryejnë marrëdhënie seksuale së bashku. Për më tepër, ai ka nisur ta prekë në trup vajzën, duke i bërë masazh dhe më tej të insistojë tek ajo për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi siç tregon dhe një përgjim audio, ai nuk po i kontrollonte më ndjenjat e tij, pavarësisht se kishte përballë vajzën.

Për këtë skandal seksual policia dhe prokuroria e Korçcës, kanë arrestuar R.M., ndaj të cilit është ngritur akuza e “Ngacmimit seksual” dhe pritet që ditën e nesërme babai, të dalë para gjykatës së Korçës për t'u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Një raport i policisë kriminale në Korçë, sqaron se personi i arrestuar R.M, rezulton person me precedentë penale për “vjedhje” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”. Duke iu referuar këtij raporti mësohet se ka qenë pasditja e 12 majit 2020 kur vajza e tij K.M, së bashku me miqtë e saj D.M dhe J.N, kanë shkuar në fshatin Vloçisht, me qëllim që K.M, të takonte babanë dhe të rrinte një natë tek shtëpia e tij. Dijeni për këtë vizitë në shtëpinë e babait ka pasur dhe nëna e vajzës, e cila ishte divorcuar me burrin e saj. Mirëpo duke mos e gjetur në banesë babanë,vajza ka qëndruar disa orë në banesën e shoqes së saj A.M. Rreth orës 22:00, babai ka shkuar në banesë dhe babë e bijë, janë bashkuar në shtëpi. Sipas rrëfimit që vajza ka dhënë në policinë e Korçës, babai i saj ka pasur me vete një sasi lëndë narkotike kanabis dhe brenda në banesa ai ka filluar të pijë drogë. Këtë veprim e ka kryer me një bidon që kishte në banesë. Vajza u ka treguar oficerëve të policisë se babai i saj i ka kërkuar që të konsumonte dhe ajo drogë dhe duke parë këmbënguljen e tij, ajo ka konsumuar drogë.

Rreth orës 23:50, ata janë shtrirë për të fjetur në të njëjtën dhomë, ku sipas saj, babai ka fjetur në dysheme ndërsa ajo në krevat. Gjatë natës R.M, i ka kërkuar vajzës së tij favore seksuale, duke i propozuar se donte t'i bënte masazh dhe ka filluar ta prekë në pjesë të ndryshme të trupit. Njëherësh babai i është shprehur për ndjenjat duke i thënë se nuk mund të komandojë ndjenjat duke i kërkuar të kryejë marëdhënie seksuale. Megjithëse K.M, i ka kujtuar babait se ishte vajza e tij, sërish ai ka vijuar të insistojë se ndjenjat nuk mund t'i komandonte. Gjatë kësaj kohe K.M ka qenë duke komunikuar me shoqen e saj J.N në aplikacionin “Ëhatsapp”, të cilës i ka thënë se çfarë po ndodhte .Madje në disa momente K.M, ka regjistruar bisedat që ka zhvilluar me babanë e saj, i cili i kërkonte vajzës të kryente marrëdhënie seksuale. Këto biseda të regjistruara audio, K.M, ia ka dërguar shoqes së saj J.N, pasi vetë K.M,  ka thënë në polici se kishte frikë t'i mbante në telefon, pasi babai mund t’ia zbulonte.

Për shkak të frikës se mos vallë babai i saj mund ta përdhunonte në banesën ku babë e bijë ndodheshin të vetëm, K.M i ka thënë babait në mesnatë se duhet të ikte pasi të nesërmen kishte punë për të kryer. K.M ka njoftuar shoqen e saj J.N, që kjo e fundit mandej të lajmëronte D,me qëllimin e vetëm që ky i fundit të shkonte dhe ta merrte me makinë në fshatin Vloçisht. D.M, ka shkuar në fshat rreth orës 04:15 të mëngjesit, ku K ka dalë nga banesa së bashku me babanë e saj, dhe vetëm vajza ka hipur në makinë. Pasi ka hipur në makinë vajza ka filluar të qajë dhe aty D.M, ka mësuar se shoqja e tij K, ishte ngacmuar seksualisht nga babai i saj. Për këtë ngjarje është marrë në pyetje nëna e vajzës si dhe shoqet e saj. Ndërkohë në dëshminë që ka dhënë babai, ai ka sqaruar se mund t'i ketë thënë ndonjë fjalë vajzës, por nuk e ka prekur. Ai u ka pohuar oficerëve të policisë se atë natë ka qenë i dehur me alkool dhe se kishte konsumuar dhe lëndë narkotike, pasi ai vetë është konsumator.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berat: 15/05/2020 08:45

    O te vrafte zoti ty kta duhen vrar hooooo Enver ku je ngrihu veç gjysem ore

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/05/2020 16:56

    Njeriu eshte shtaza me e keqe prandaj perendite zgjodhen me të miret prej nesh që të ndertojnë ligje për të na mbajtur zap se ndryshe ne njerezit bejme hatane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?