Futbollisti brazilian Dani Alves

Ngacmimi seksual ndaj një vajze në Barcelonë, arrestohet futbollisti brazilian Dani Alves

20 Janar 2023, 11:55| Përditesimi: 20 Janar 2023, 11:56

  • Share

Ish-futbollisti shumë i njohur i Barcelonës Dani Alves është arrestuar në Katalonjë për sulm seksual ndaj një vajze. 39-vjeçari, i cili aktualisht luan me Pumas në Meksikë, ishte në Barcelonë për festat e fundvitit ku festoi në një nga klabet e qytetit, atje ku dyshohet se ka ndodhur edhe kjo vepër penale.

Ka qenë vajza në fjalë që ka bërë akuzën edhe pse fillimisht Dani Alves ka mohuar ta ketë kryer këtë ngjarje. Tani ai është arrestuar dhe do përballet në gjykatë. Braziliani Alves është futbollisti me më shumë trofe në botën e futbollit, më shumë edhe se Messi e Barcelona.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?