Ngacmimet seksuale, sociologia Dhamo: Arsyeja kryesore, ndjenja e pushtetit përballë gjinisë tjetër

13 Nëntor 2023, 13:48| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 14:52

  • Share

Rasti i akuzimit të 59-vjeçarit nga Maliqi për ngacmim seksual ndaj një 12-vjeçarje, tregon ndjenjën e pushtetit ndaj këtyre individëve përballë gjinisë tjetër.

Kështu u shpreh në ‘Sot Live në Shqipëri’ sociologia Eris Dhamo, e cila tha se arsyeja kryesore pse ndodhin të tilla ngacmime është të ndjerit pushtet përballë tjetrit, në rastin konkret ndaj minorenëve.

‘Ngacmim seksual konsiderojmë çfarëdolloj reklamim të sjelljes së padëshirueshme me natyre seksuale. Arsyeja kryesore është të ndjerit të pushtetit përballë gjinisë tjetër në rastin konkret. Rastet me të vegjlit është fakti se ushtrimi pushtetit gjinor është më i fortë.

Historikisht në zhvillimin tonë shoqëror gruaja ka qenë viktima ndaj së cilës janë ushtruar këto lloj forma pushteti apo dhune. Nuk është vetëm fenomen shqiptar, ekziston në gjithë botën. Kjo jo vetëm për të thënë që nuk është gjë e rëndë kjo që na ka ndodhur por shoqëron format e zhvillimit të shoqërisë. E gjemë në të gjitha ambientet.

Është një nga variantet e ushtrimit të dhunës,. E gjemë nga fjalët, mbi trupin mbi shakatë e ndryshme, mbi fjalët provokuese. E gjejmë të natyre jo verbale, siç janë prekjet. E gjejmë edhe në mediat sociale edhe në mediat publike. Kemi edhe ngacmime psikologjike, por edhe nga ato që janë të formës fizike që janë format më të rënda të ushtrimit të dhunës.

Që në fazat e hershme kemi individë ndaj të cilëve është ushtruar dhunë, duke bërë kështu tolerance të larta të dhunës, me qëllim të mbushin egon e tyre.'- tha Dhamo.

Sipas sociologes, sa më shumë të flasim për këto problematika, aq më shumë mundësi do të kemi për adresimin e tyre.

'Sa herë kemi publikime të një rasti dhune dhe diskutime të përditshme mbi dhunën, kjo është prezente. Sa më shumë të flasim për këto probleme aq më shumë mundësi për adresimin e tyre do të kemi.’- tha sociologia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?