VIDEOLAJM/ Nga zgjedhjet në 97’, tek masakra e Gërdecit e 21 janari, militanti i numëron Berishës ‘njollat e errëta’ poshtë ballkonit: Faji i Sorosit

24 Mars, 16:55| Përditesimi: 24 Mars, 18:42

  • Share

Që kur u vendos në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha mbledh poshtë ballkonit të shtëpisë një grusht militantësh, të cilët mbajnë fjalime.

“Gjithmonë më mbyt dëshpërimi, për mua të gjithat e këtij vendi që nga sabotimi i zgjedhjeve në 96, që nga Piramida që nga Gërdeci, që nga 21 janari, të gjitha i ka bërë Erturazhi i Sorosit, Veliaj me mjaftin”, tha një militant.

Në tentativë për ta mbrojtur, një militant i ka numëruar Sali Berishës të gjitha ngjarjet më të rënda duke nisur nga zgjedhjet e vitit 1996 që kanë mbetur një njollë e errët jo vetëm në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri por dhe në historinë e shtetit shqiptar, ku ditën për diell u vodhën votat në mënyrë masive. Kjo shkaktoi bashkë me firmat piramidale dhe tragjedinë e marsit të vitit 1997, duke shkatërruar shtetin nga themelet.

Ai ka përmendur më tej masakrën e Gërdecit dhe  21 janarin dy çështje të mëdha ku ka qenë të përfshirë aleatë dhe ministra dhe familjarë të ish-kryeministrit Berisha. Për shpërthimin e 16 viteve më parë në Gërdec që i mori jetën 26 personave dhe plagosi gati 200 të tjerë, deri më tani janë pyetur dhjetëra dëshmitarë në procesin gjyqësor mes tyre edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, emri më i përmendur në skandalin ndërkombëtar të demontimit të fishekëve. 

Për 21 janarin e 2011, kur 4 protestues u vranë para kryeministrisë, ngjarje të cilën Gjykata e Strasburgut e ka quajtur krim shtetëror, Gjykata e Lartë ka urdhëruar SPAK që të regjistrojë procedimin penal dhe të zbardhë rolin e Sali Berishës e të tjerëve.

    Por për të gjithë "këto të këqija" që ndodhën me në krye Sali Berishën, militanti në fund tha se fajin e ka Sorosi.

    B.K/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • S.SH.SH: 27/04/2024 22:52

      Të qeverisësh me mega skandale afera korrupcioni vrasje të jesh në opozitë destruktiv ekstrem me numër rekord protestash që nga viti 1990 deri sot hiç më pak 3.5 dekada për nga vetvehtja është skandaloze jo normale jo etike jo njerëzore jo politike jo produktive kjo i ka ndodhur vetëm një personi një vëndi dhe një populli

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?