Gjiknuri dhe kreu i OSBE-së

Nga zgjedhjet e 14 majit tek vota e emigrantëve, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së në Shqipëri

7 Shkurt 2023, 19:51| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 19:52

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u takua sot me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis.

Përmes një postimi në rrjete sociale, numri dy i socialistëve bën me dije se temë e diskutimit kanë  qenë dhe zgjedhjet e 14 majit dhe vota e emigrantëve.

“Zgjedhjet vendore të 14 Majit, puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, vota e emigrantëve dhe ecuria e proceseve integruese të Shqipërisë për aderimin në Bashkimin Europian ishin disa prej temave të diskutimit”, thekson Gjiknuri.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?