Ilirjan Celibashi në takim me te rinjtë

Politikë

'Nga verifikimi i kandidatëve tek monitorimi i partive', Celibashi në takimin me të rinj të ambasadës së SHBA: Nxis të rinjtë të votojnë

8 Prill 2021, 18:32| Përditesimi: 8 Prill 2021, 18:37

  • Share

Këshilli Rinor ambasadës së SHBA në Tiranë ka nisur fushatën anti-korrupsion në Shqipëri ku i ftuar i parë ka qenë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale ambasada shkruan se Celibashi ka folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, mekanizmat për monitorimin e partive politike në zgjedhje, verifikimin e kandidatëve dhe përfshirjen e të rinjve në administrimin e procesit zgjedhor.

Siç thuhet në njoftimin e ambasadës, Celibashi i nxiti të rinjtë të votojnë e të jenë qytetarë të angazhuar dhe aktivë.

"Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane filluan sot fushatën e tyre anti-korrupsion me serinë e Youth Talk, ku Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Z. Ilirjan Celibashi ishte folësi i ftuar. Z. Celibashi foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mekanizmat që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përdor për të monitoruar partitë politike gjatë zgjedhjeve.

Anëtarët e Këshillit Rinor bënë pyetje në lidhje me procesin e verifikimit të kandidatëve dhe hapësirat e përfshirjes së të rinjve në administrimin e procesit zgjedhor. Z. Celibashi i nxiti të rinjtë që të votojnë dhe të jenë qytetarë të angazhuar në mënyrë aktive", shkruan ambasada.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?