Vathë të zbuluara gjatë gërmimeve

Kronikë

Nga vathët e varëset e zbukuruara, gjenden bizhuteri në varrezën mesjetare të zbuluar në Përmet

14 Gusht 2021, 17:05| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 17:16

  • Share

Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit, e cila u zbulua vetëm pak javë më parë. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve.

Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto të bizhuterive të gjetura dhe nënvizon se zbulimi i kësaj varrezë shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.

‘Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve.

Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI. Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.’- shkruan Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?