Foto ilustruese

Nga Tirana në Vlorë për të kultivuar kanabis me llampa, 2 të arrestuar, hetim elektricistit, gjenden disa armë dhe një shpatë

12 Korrik 2020, 13:00| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 13:30

  • Share

TIRANE-Dy persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar  "Tragjasi" ku u sekuestruan 53 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu, 2 thika dhe një shpatë. 

Të arrestuarit janë P. S. 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B. 25 vjeç, banues në Tiranë. Në hetim në gjendje të lirë janë kryeplaku i fshatit Tragjas M. R. 43 vjeç dhe  A. R. 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës.

Në kërkim u shpall T. T. 53 vjeç, banues në Tiranë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona kanë kultivuar kanabis në banesën e 25-vjeçarit në fshatin Tragjas, që shkoi nga Tirana për ta kultivuar.

Po ashtu në banesën e të riut u gjet sasia prej 53 kg kanabis. Ndërkohë që në banesën e 53-vjeçarit të shpallur në kërkim, u gjetën disa fidanë të kultivuar brenda banesës dhe armët dhe shpata. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?