Ndërtuesi nga Tirana në Vlorë me pistoletë në makinë, një tjetër e mbante në banesë! Dy të arrestuar nga RENEA

12 Janar, 12:31| Përditesimi: 12 Janar, 13:18

  • Share

Njëri lëvizte me pistoletë në makinë ndërsa tjetri e mbante në shtëpi. Policia e Vlorës ka goditur dy rsate të armëmbajtjes pa leje ndërsa ka arrestuar poseduesit e tyre Armandi Beqiraj dhe ndërtuesin Sino Llanaj.

Prej ditësh Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA” kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh për të ndaluar personat në kërkim po dhe sekuestruar armë apo sende të tjera pa vlerë.

Sino Llanaj është ndërtuesi i një kompleksi pallatesh në zonën e ish "Parkut të Autobusave" bashkë me ndërtuesin Albert Allmuca, por konflikti mes tyre ka lënë në qiell të hapur banorët e 120 familjeve. Dy ndërtuesit u konfliktuan më 13 janar të vitit 2021, sherr që përfundoi në plagosjen e njërit prej tyre. Nga përplasja me armë mbeti i plagosur ndërtuesi Sino Llanaj.

Të arrestuar janë

Armandi Beqiraj, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;      

Sino Llanaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.  Këtij të fundit pistoleta iu gjet në kroskot e mbuluar me qese plasmasi.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?