Nga sot rinisin kurset e patentave, rihapja për autoshkollat me dy faza (Detajet)

11 Maj 2020, 12:34| Përditesimi: 11 Maj 2020, 14:04

  • Share

Nga sot do të nisin pjesërisht aktivitetin e tyre edhe autoshkollat. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka njoftuar se aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për Leje Drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë do të rihapet me dy faza.

Në fazën e parë që fillon nga dita e sotme, do të rinis regjistrimi i aplikantëve të rinj që presin prej 2 muajsh për të filluar kursin për marrjen e patentës. 

Edhe pse do të rinis ky aktivitet duhet të respektohet distanca e sigurisë mbi 1.5 metra si dhe duhet të respektohet, higjiena gjatë teorisë, sikurse edhe në seancat online. 

Ndërsa faza e dytë që nis nga 18 Maji nis ka të bëjë me instruksionin në rrugë ku nuk do të lejohet më shumë se 1 praktikant në kabinë përveç rasteve kur janë familjar. Edhe pjesa e praktikës do të zhvillohet nën masa sigurie  pasi të gjithë duhet të pajisen me maska, doreza, matje temperature e dezinfektant.

Ndërkohë për ata kursantë që iu është ndërprerë kursi i teorisë praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 Mars, procesi mësimor do vijojë aty ku është ndërprerë.

I gjithë ky proces do të monitorohet hap pas hapi për zbatimin e protokolleve të posaçme të sektorit të kualifikimeve për Leje Drejtimi, nga DPSHTRR - Njësia Operacionale Anti-Covid.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emiljano: 21/08/2020 21:25

    prsh quhem Emiljano islamaj jam interesuar per te bere kursin e makines por e kam per here te par cfar procedurash duhen me rregull

    Përgjigju
  • Tiku: 11/05/2020 21:45

    Te ngasesh makinen nuk eshte e veshtir po te respektosh rregullat e qarkullimit duhet pjekuri dhenia e patentave jepet nga komisjoni qe nuk i njeh mire aftesite e kursantit ose i kalon se ka konflikt interesi

    Përgjigju
  • Kafsha: 11/05/2020 17:57

    Të ndryshohet ligji urgjent se po vriten shqiptaret cdo dite ne aksidente. Pagesa për guide të jete jo me poshte se 3000 euro dhe urgjent provave ti shtohet dhe analiza tek mjeku psykiater . Keshtu do të marin patente vetem ata qe e meritojne, kurse ata qe kane patente të thirren edhe njehere tjeter për provime sepse për 30 vjet eshte bere hataja. Flm!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?