Foto ilustruese

Nga sot 767 mijë qytetarë marrin pensionet e rritura! Në qytet, pensionet 15 mijë lekë me tepër, në rrethe 9 mijë

2 Tetor 2023, 12:50| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 15:58

  • Share

Nga sot mbi 767 mijë qytetarë në të gjithë vendin, do të marrin pensionin e rritur. Nga ky indeksim në masën 8.6% përfitojnë të gjitha kategoritë e pensionistëve, ndërsa efekti në buxhetin e shtetit do të jetë 3.1 miliardë lekë.

Pensionet për ata që jetojnë në qytet do të rriten me rreth 1500 lekë, ndërsa për ato në zonat rurale me rreth 9 mijë lekë. Sipas qeverisë nga ky indeksim i pensioneve, mbulohen të gjitha shpenzimet e rritura të pensionistëve për shkak të inflacionit të lartë të ushqimeve.

Nga sot nis edhe zbatimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës për njohjen e kontributeve të sigurimeve dhe janë rreth 2 mijë shqiptarë që do të përfitojnë pasi do ju njihen vitet e punës që më pas të përfitojnë pension edhe jashtë vendit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?