Nga shpërdorimi i detyrës te përfshirja në grup të strukturuar kriminal, 4 efektivë të arrestuar në 1 muaj! 208 ankesa në shkurt nga qytetarët për policët

4 Mars 2022, 16:02| Përditesimi: 4 Mars 2022, 17:09

  • Share

Agjencia për Mbikëqyrjen Policore e nisi punën në muajin shkurt me pesë persona të arrestuar, konkretisht katër prej tyre punonjës policie të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe njëkohësisht një punonjës i Gardës së Republikës.

Rei Proko, 25 vjeç efektiv policie, duhej të shmangte përfshirjen e të miturve në aktivitete kriminale, por bëri të kundërtën. Efektivi u arrestua pas një denoncimi të një gruaje e cila raportoi vjedhjen e një miniskuteri në Rrugën e Barrikadave. Nga hetimet rezultoi se Proko kishte shtyrë një të mitur për vjedhjen e mjetit, që më pas u gjet në makinën e tij tip “Opel Corsa”.

Pas kësaj ngjarjeje 3 efektivë u arrestuan në Kukës, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, pasi lehtësuan punën për kalimin e makinave të vjedhura nga Kosova drejt vendit tonë pa i regjistruar në Pikën Kufitare të Morinit.

Pak ditë më parë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi edhe punonjësin e Gardës së Republikës Dashamir Kurti. 44-vjeçari ishte në gjendje të dehur, ndërsa u konfliktua fizikisht me pronarin e një lokali, të cilin po ashtu e kanosi me armën e shërbimit. Ky nuk ishte rasti i vetëm. Pak ditë para ngjarjes ai ishte konfliktuar edhe me persona të tjerë, çfarë çoi deri në arrestimin e tij.

Që nga dita e parë e muajit shkurt, kjo agjenci referoi në prokurori 19 punonjës policie të përfshirë në 10 ngjarje. Gjatë kësaj periudhe, janë trajtuar edhe 208 ankesa të ardhura nga qytetarët, ku dominojnë ato për Policinë e Rendit, ndjekur nga Policia Rrugore dhe Hetimi ndaj Krimit.

ANKESAT NË Agjencinë për Mbikëqyrjen Policore

89 për Policinë e Rendit

64 për Policisë Rrugore

43 për Hetimin ndaj Krimit

3 për Burimet Njerëzore

8 për Kufirin dhe Migracionin

1 për Gardën e Republikës

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?