Nga Shkodra, PS çel fushatën për zgjedhjen e kryetarëve në rrethe! Klosi: Proces i hapur dhe konkurrim

12 Maj 2022, 19:21| Përditesimi: 12 Maj 2022, 19:28

  • Share

Partia Socialiste ka hapur garën për zgjedhjet brenda partisë. Nga Shkodra Blendi Klosi u bëri thirrje të rinjve të garojnë për tu zgjedhur në krye të PS-së. Zgjedhjet do të mbahen në fund të qershorit në 61 bashkitë e vendit. Nga Shkodra, Partia Socialiste ka hapur fushatën për zgjedhjet e kryetarëve të rinj të kësaj force politike.

"Nisëm nga Shkodra një proces që do të shtrihet në 61 bashki për kryetarët e partisë, do të jetë fushatë deri në fund të qershorit kur do të zgjidhen kryetarët e Partive Socialiste të gjithë partive kriter përfaqësues publik në publik djem dhe vajza. Proces i hapur dhe konkurrim publik mbartin vlerat e të majtës një proces nuk ngurtësohet në raportimet e votave duam në këtë garë të garojnë më i miri", thotë  Blendi Klosi.

Drejtuesja politike Edona Bilali tha se do të pranohen edhe kandidatë që nuk janë anëtarë të PS-së.

"Hapëm garën do të jetë proces ndryshe nga herë të tjera ka inovacion përpos propozimit jashtë partie mund të vijnë kandidatura sepse ne dëshirojmë që kryetarët e 5 bashkive të jenë dinjitozë".

Deri më 25 Maj do të administrohen kandidaturat për kryetar të degëve lokale të Partisë Socialiste.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?