Nga Shkodra në Tiranë me pistoletë në makinë, arrestohet në Vorë 43 vjeçari! Person i skeduar nga policia (EMRI+VIDEO)

28 Prill, 10:25| Përditesimi: 28 Prill, 15:47

  • Share

Një 43 vjeçar nga Shkodra është kapur teksa po qarkullonte me automjet i armatosur në Tiranë. Arrestimi I tij është kryer nga Seksioni i Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7 bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore

43-vjeçari Blerim Gjeta rezulton dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krëhër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte, informoi sot policia e Tiranës e cila publikua video të momentit të arrestimit të tij

Operacioni u kodua “Van” dhe materialet I kaluan Prokurorisë së Tiranës
 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?