Drejt Punës

Nga shkëlqimi me kombëtaren te transferimi në Holandë, ‘bomberi’ Ersi Bode: Idhulli im Cristiano Ronaldo

26 Prill 2022, 13:40| Përditesimi: 26 Prill 2022, 14:02

  • Share

Ersi Bode është një nga sulmuesit më premtues të kombëtares kuqezi për të ardhmen. 16-vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë dhe shkëlqeu në turneun e fundit ku Shqipëria fitoi kundër Irlandës së Veriut, Luksemburgut dhe Perusë.

“Dua të falenderoj të gjithë trajnerët dhe stafin e kombëtares për këtë mundësi që më dhanë. Së dyti dua të falenderoj çunat që ishin pjesë e këtij ekipi dhe bëmë të mundur fitoren e këtij turneu të rëndësishëm,”-u shpreh Ersi Bode, futbollist i kombëtares U-16.

Në janar sulmuesi i vogël u largua nga Shqipëria për vijuar karrierën në futbollin holandez ku është pjesë e Ado den Hag, një skuadër që nuhati cilësitë e tij.

“Ekpserienca ime e re këtu në Hollandë ka nisur dhe vijon të jetë mjaft e mirë. Për këtë falenderoj trajnerët dhe lojtarët e këtij ekipi,”-tha Ersi Bode, futbollist i kombëtares U-16.

Për të ardhmen Ersi i ka idetë e qarta, sa përket kampionatit ku do të luajë apo idhullit në futboll.

“Dëshira ime e madhe është të luaj në ligat më të forta siç është e Italisë, Spanjës dhe Anglisë. Pse jo mos të jem pjesë e kombëtares, ndërsa idhull kam Ronaldon sepse është një makineri golash dhe është një nga lojtarët më të mirë në të gjithë botën,”-deklaroi Ersi Bode, futbollist i kombëtares U-16.

Në Shqipëri Ersi Bode ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Tirana Internacional.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?