Foto ilustruese

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj

13 Qershor, 22:55| Përditesimi: 13 Qershor, 22:59

  • Share

Paraliza e gjumit është një gjendje kur nuk mund të lëvizni ose të flisni ndërsa zgjoheni ose po bini në gjumë.

Mund të jetë e frikshme, por është e padëmshme dhe shumica e njerëzve mund ta përjetojnë vetëm një ose dy herë në jetën e tyre, sipas Shërbimit britanik Shëndetësor Kombëtar.

Çfarë ndodh gjatë paralizës së gjumit?

Gjatë këtij episodi ju mund të ndjeni se jeni zgjuar por nuk mund të lëvizni, flisni apo të hapni sytë;

Mund t’ju duket se dikush është në dhomën tuaj;

Sikur diçka po ju shtyn poshtë;

Këto ndjenja sipas shërbimit britanik mund të zgjasin për disa minuta.

Cilat janë shkaqet e paralizës së gjumit?

Paraliza e gjumit ndodh kur nuk mund të lëvizni muskujt ndërsa zgjoheni ose jeni duke fjetur. Kjo është për shkak se ju jeni në gjendje gjumi, por truri juaj është aktiv.

Nuk është e qartë pse mund të ndodhë paraliza e gjumit, por ajo është e lidhur me pagjumësinë, nga modelet e ndërprera të gjumit [për shkak të punës me orare të ndryshme], narkolepsisë, nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) nga çrregullim i ankthit të përgjithësuar, nga çrregullim i panikut ose edhe mund të rrjedhë nga një histori familjare e paralizës së gjumit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • teo: 13/06/2024 23:16

    E kam une kete, paralizen e gjumit dhe eshte nje terror i vertet. Madje sa e pashe kete artikull qe keni shkruar, sa e lexova mu shkuan te dritdhura ne trup. Eshte nje makth qe duket sikur nuk ka fund, zakonisht me aq sa kam vene re une, me eshte shfaqur kur kam pasur mendime per te lenduar veten dhe ne situata kur jam ndjere i pashprese. Kishdo qe e kalon, nuk jeni vetem, ju ndjej se sa eshte e veshtire kjo terror i nates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?