Nga rimbursimi i ilaçeve te diagnostifikimi i sëmundjeve, mjeku i familjes vjen 'online' në shtëpi

4 Prill 2020, 20:31| Përditesimi: 4 Prill 2020, 20:38

  • Share

Konsultat mjekësore janë duke u zhvilluar online nga mjeku i familjes në këtë kohë kur njerëzit  janë të izoluar në shtëpi dhe rreziku i infektimit nga koronavirusi është i lartë. Mjekët e familjes përmes konsultimeve online janë duke zgjidhur shqetësimet kryesore të pacientëve që nga rimbursimi i barnave diagnostikimin, triazhimin dhe trajtimin e pacientëve, pa patur nevojë që qytetarët të paraqiten në qendrat shëndetësore.

Madje dhe thirrjet e autoriteteve shëndetësore kanë qenë të shumta ku u kërkojnë qytetarëve të mos paraqiten menjëherë në urgjencë apo mjekun e familjes në mënyrë që të shmanget sa më shumë rreziku i infektimit.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 1600 mjekë familje që ofrojnë online konsultat e tyre.

Deri në këto momente, që kur vendi është në karantinë dhe në luftë me COVID-19,  janë realizuar 40 348 konsulta online me mjekun e familjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?