Dritan Zagani, Sajmir Tahiri, Edi Rama

Nga Rama te Zagani/ Ja kush do të dëshmojë në komisionin “Tahiri”

26 Mars 2018, 19:19| Përditesimi: 27 Mars 2018, 15:04

  • Share

Komisioni hetimor parlamentar për çështjen e “kanabizimit të vendit” dhe atë “Tahiri” që u mbledh ditën e sotme dhe miratoi rregulloren, ka përpiluar edhe një listë të funksionarëve të lartë publikë që do të thërriten për të dëshmuar në këtë komision, duke nisur nga nga kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu për të dëshmuar do të thërritet edhe vetë ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.

Ja lista e plotë e personave publikë dhe jo vetëm që do të thërriten të dëshmojnë në komision:

  • Edi Rama    Kryeministër
  • Fatmir Xhafaj    Ministër i Brendshëm
  • Saimir Tahiri    Ish - Ministër i Brendshëm 
  • Visho Ajazi Lika    Ish - Drejtor i Përgjithshëm i SHISH
  • Haki Çako    Ish – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
  • Ardi Veliu    Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
  • Helidon Bendo    Drejtor në detyrë i Shërbimit Informativ të Shtetit
  • Besim HAJDARMATAJ    Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
  • Etilda Gjonaj    Ministër i Drejtësisë
  • Arqile Koça
  • Rovena Gashi    Drejtori dhe ish- Drejtori i Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë, në Prokurorinë e Përgjithshme
  • Odeta Thëngjilli    Drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, pranë Ministërisë së Drejtësisë
  • Për t’u identifikuar emri    Drejtorin e IEVP nr. 313 “Jordan Misja”.
  • Për t’u identifikuar emrat    Drejtorët e Policisë në Pikat e Kalimit të Kufirit, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018.
  • Për t’u identifikuar emrat    Drejtorët e Portit të Durrësit dhe Vlorës, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018
  • Dritan Zagani    Ish- punonjës i Policisë së Shtetit
  • Për t’u identifikuar emrat    Drejtori apo ish Drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018.
  • Për t’u identifikuar emrat    Drejtori apo ish- Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018
  • Komisioni rezervon të drejtën që ne Planin e Hetimit të thërras për të dëshmuar çdo person apo funksionar tjetër që ka dijeni rreth objektit të hetimit, dhe që rezulton i përfshirë në këtë cështje nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar.

    //ReportTv.al
    Komento
    • Sondazhi i ditës:

      Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?