Nga problemet me prostatën tek infeksionet urinare, specialisti Ylli Merja tregon mënyrat se si të përdorni qershitë si ‘ilaç’ natyral

6 Qershor 2022, 13:46| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 13:48

  • Share

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, mjeku popullor Ylli Merja këshilloi përdorimin e qershive dhe bishtave të tyre, si një ilaç ‘çudibërës’ natyral për një sërë problematikash në organizëm.

Ai tha se përfitimet shëndetësore që marrim nga qershitë janë të shumta, duke qenë se ky frut përmban një sërë vitaminash dhe madje edhe në pjesën e bishtave, të cilat mund të përdorën për realizmin e çajrave të ndryshëm.-Përmban vit C, vit A, karbohidrate,  melatoninë ( hormoni që rregullon gjumin dhe frenon plakjen), luteinë substancë, përmban minerale si Mg, Zn, K, Cu. Në bishtat e qershive ndodhen acide organike që ndikojnë në shkrirjen e gurëve në veshka” tha ai.

Mjeku popullor këshilloi disa receta ku bashkë me disa bimë, përdorim edhe frutin e qershisë.

Receta për çajrat bimore:

-Për fëmijë që kanë vështirësi në urinim:

Në 0.5 litër ujë zieni dy minuta një dorë bishta qershie dhe dy degë domate.

 - Çaji pihet gjatë ditës

Për fëmijë dhe gra shtatëzëna që kanë infeksion urinar:

- Në një litër ujë zieni dy minuta një dorë bishta qershie , një dorë mustaqe misri, një dorë fier guri, dy tre copa lëvore limoni

 - Pihen dy tre gota në ditë

Për të moshuarit me prostatë:

-Në një litër ujë hidhni një dorë bishta qershie, një dorë hithra, dy lugë fruta pylli, një lugë rrush ariu

 -Pihen tre gota në ditë

Për detoks:

 -Në një litër ujë zieni dy minuta një dorë bishta qershie, një dorë murriz lule, katër lugë çaj detoks

 -Pihen tre gota në ditë

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?