Sport

Nga nisja e lojës deri te minuta e 10, dedikimet speciale për Eriksen në ndeshjen Danimarkë-Belgjikë

17 Qershor 2021, 19:18| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 21:35

  • Share

Ndeshja Danimarkë-Belgjikë në Euro 2020 ashtu siç pritej është një dedikim total për Christian Eriksen, futbollistin e kombëtares skandinave që pësoi arrest kardiak në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni kundër Finlandës.

Një fanellë gjigande me numrin 10 u shpalos në fillim të ndeshjes kur normalisht paraqitet uniforma e dy kombëtareve. Përveç numri aty shkruhej edhe Christian Eriksen.

Përveç këtij dedikimi special ajo që ndodhi në minutën e 10 të sfidës ishte edhe më e veçantë. Fillimisht tifozët u ngritën në këmbë dhe duartrolitën, ndërsa disa prej tyre mbanin edhe banderola në duar. Për më tepër edhe loja u ndërpre, ndërsa nuk munguan përfaqimet edhe mes futbollistëve kundërshtar.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?