'E-Albania' jashtë funksionit për 2 ditët e ardhshme, AKSHI: Do të ketë ndërprerje të shkurtër të shërbimeve online, në kuadër të proceseve për përmirësimin e tyre

1 Shkurt, 16:22| Përditesimi: 1 Shkurt, 21:13

  • Share

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka njoftuar se duke nisur nga ora 20:00 e ditës së nesërme (2 shkurt) e deri të dielën në datën 4 shkurt, ora 10:00, portali ‘e-Albania’ do të jetë jashtë funksionit.

Shkak për ndërprerjen e përkohshme të shërbimeve online do të janë ndërhyrjet që po bëhen për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve digjitale për qytetarët dhe bizneset.

“Në kuadër të proceseve tona operacionale, që kanë si qëllim optimizimin e pandërprerë të cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, brenda harkut kohor nga dita e premte, datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00.

Nga kjo do të afektohen shërbimet elektronike në portalin e-Albania, funksionaliteti i regjistrimit të një llogarie në portal, shkëmbimi i të dhënave midis sistemeve elektronike nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, si dhe autentifikimi nëpërmjet single-sign-on në sistemet apo platformat elektronike”- thuhet në njoftimin e AKSHI-t.

Pas rikthimit të shërbimeve online, qytetarët do të mund të kryejnë identifikimin ne ‘e-Albania’ duke vendosur numrin e kartës së ID apo NIPT për bizneset dhe për fjalëkalim do të duhet të përdorin një kod 6 shifror njëpërdorimësh.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?