Nga “Motra Tone” e “Skënderbeu” në vitet 2000, portretet në 120 vite histori të pikturës shqiptare, Hado: I krahasoj me vepra botërore, janë të veçanta!

17 Nëntor 2022, 18:02| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 18:17

  • Share

Portreti shqiptar në 120 vite histori të pikturës shqiptare, vjen përmes një studimi të artistit e studiuesit Abaz Hado, të promovuar në Akademinë e Shkencave. I ndarë në periudha të ndryshme, autori krijon një qasje sa studimore aq edhe kritike e analitike, duke trajtuar fenomene të ndryshme të portretit, si karakteri etnik, psikologjik, modeli e piktori.

“Fillon në vitet 1800, që janë dhe portretet e para në pikturën shqiptare “Motra Tone” dhe një portret i Skënderbeut dhe vijon deri në vitet 2000”, thotë Hado.

Një dekadë punë, që ngjall kërshërinë e evolucionit të portreteve në kohë në plot 430 faqe shoqëruar me ilustrime, duke nisur nga imazhi intim i kopërtinës, tek grafikat, vizatimet, karikaturat a mozaikët

“Është një vepër që e kam zbuluar rastësisht kur kam qenë drejtor në Galeri , me autor Zef Shoshin, i cili ka qenë vetëm 17-vjeç e në Liceun e Tiranës kur ka bërë këtë portret”, thotë më tej autori.

Një botim që shënon një sërë risish studimore. Autori trajton mitet në portretin shqiptar duke bërë krahasime me vepra a kryevepra të tjera botërore. Kjo edhe kur flitet për portretet e diktatorëve.

“Unë kam marrë një studim dhe kam bërë një krahasim me portrete të tjera ku portreti shqiptar del i veçantë , del karakteri i plotë i këtij portreti në pikturë. Do vazhdoj pastaj me një studim tjetër, por për portretin në skulpturë”, thotë ai.

 

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?