Serat me kanabis në Berat

Nga mosha 15 deri në 65 vjeçe, gratë e punësuara në serat me kanabis në Berat paguheshin 50 mijë lekë në ditë

10 Nëntor 2022, 22:34| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 22:49

  • Share

1668116392_grateneberat.JPG

Sipas burimeve për Report TV, në serat me kanabis të zbuluara në Berat, gratë të cilat ishin punësuar, paguheshin deri në 50 mijë lekë dita.

Mosha e tyre varionte nga 16 deri në 65 vjeçe. Ndërkohë mësohet gjithashtu se kishte mbetur edhe një serë të cilën duhet ta përfundonin për tharjen e lëndës narkotike kanabis.

Nëntë personat e armatosur të cilët ruanin serat me kanabis ishin gjithashtu nga zona e veriut të vendit, pjesa më e madhe nga Fushë-Kruja dhe Lezha. Ndërkohë është shpallur në kërkim një prej personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit. 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Operacion antidrogë në Berat, zbulohen 2 hektarë tokë të mbjella me kanabis! Shoqërohen gratë që ishin punësuar, arrestohet grupi i armatosur që ruante serat (EMRAT)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?