Veliaj dhe Margariti me artistët

FOTO/ Nga Manjola Nallbani te Luiza Xhuvani, ‘festa’ në Opera, artistët që morën pjesë në takimin me Veliajn dhe Margaritin

3 Maj 2023, 22:21| Përditesimi: 3 Maj 2023, 22:25

  • Share

Në Teatrin e Operas dhe Baltetit është zhvilluar një festë e artistëve të njohur që nga këngëtarja Manjola Nallbani dhe aktorja Luiza Xhuvani. Gjatë këtij momenti ndryshe mes artistëve të fushave të ndryshme, kanë qenë të pranishëm edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ata kanë falënderuar artistët për gjitha sakrificat e bëra në emër të profesionit të tyre. Ndërsa Margariti shkruan në një postim në facebook se bëhen përpjekje për t’u rikthyer dinjitetin institucioneve kulturore duke nisur që nga rritja e pagave deri tek përmirësimi i infrastrukturës.

“Bashkë me Erionin kaluam një moment ndryshe me miqtë tanë artistë, ata që na frymëzojnë dhe na mbushin shpirtin me artin e tyre; por që përtej skenës ndajnë me ne të njëjtat ptoblematika. Në këto vite jemi përballur me sfida e vështirësi, por po përpiqemi të luftojmë me kohën për t'u rikthyer institucioneve kulturore dinjitetin që meritojnë; që nga përmirësimi i infrastrukturës, te rritja e pagave”- shkruan Margariti.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 04/05/2023 19:32

    Kane gjetur ke te takojne???!ate qe ju prishi teatrin!!!

    Përgjigju
  • Nxnd: 04/05/2023 00:08

    E keni menduar mire titullin?! E kujtoni kush eshte i biri i Luiza Xhuvanit?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?