Liqeni i Shkodrës

Nga liqeni i Shkodrës, deri tek Hossa në Finlandë! Zbuloni 10 parqet më të bukura natyrore të Evropës

12 Gusht 2023, 11:05| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 11:22

  • Share

Jeni të lodhur nga intensiteti i punës e rendja e së përditshmes dhe keni dëshirë për një pushim diku larg në mjedise të mrekullueshme në natyrë? DË ju rekomandon 10 parqe kombëtare në Evropë që ia vlen të vizitohen.

Parku Kombëtar Hossa, Finlandë

Ariu i murmë në parkun Kajaani, Finlandë

Vizitorët në rajonin e largët verilindor të Finlandës, nëse janë me fat, mund të shohin shkarazi ujqërit, drerët dhe arinjtë e murrmë. Parku Kombëtar Hossa shquhet për pyjet e dendur halore dhe liqenet me ujin e pastër kristal, të cilët janë idealë për alpinistët që duan të dalin nga shtigjet alpine në rrugën e rrahur.

Parku Kombëtar Sarek, Suedi

 

Parku Sarek, Suedi nën magjinë e dritave polare, Aurorea Borealis

Ata që dëshirojnë të përjetojnë shkretëtirën e paprekur nordike duhet të shkojnë në Parkun Kombëtar Sarek të Suedisë. Zona e madhe dhe krejtësisht e pabanuar është një parajsë për turistëtme shpirt për aventurë në natyrë. Rezervati përmban disa nga malet më të larta të Suedisë, si dhe shumë akullnaja. Me pak fat, vizitorët mund të përjetojnë edhe magjinë e Aurora Borealis, dritat polare. 

Parku Kombëtar Jotunheimen, Norvegji

 

Jotunheimen, parku kombëtar në Norvegji

Ky rezervat natyror 3500 kilometra katrorë në Norvegjinë jugore është një arratisje ideale për adhuruesit e peizazheve malore që të mahnisin. Jotunheimen, që përkthehet "shtëpia e gjigantëve", përmban gjithashtu liqene të shumta mbresëlënëse. Liqeni Gjende, që duhet parë patjetër, merr ngjyrën e tij të gjelbër smerald nga shkrirja e akullnajave. 

Shkëmbijtë me gurë ranorë të Elbës mes Gjermanisë dhe Republikës Çeke

 

Formacionet shkëmbore përgjatë Elbës

Ky varg i thyer malor, që shtrihet në kufirin gjermano-çek, ofron shtigje fantastike ecjeje për entuziastët dhe fillestarët. Dhe pamjet nga Decunsky Sneznik, mali më i lartë i rajonit në anën çeke të kufirit, nuk janë thjeshtë mahnitëse. 

Rezervat Natyrore High Fens, Belgjikë dhe Gjermani

 

Pejzazh nga pylli moçalor High Fens

Ky rajon përgjatë kufirit gjermano-belg ka një nga pyjet moçalore të fundit të mbetura të Evropës, që mund të eksplorohet duke ecur mes përmes zonave moçalore falë një rrjeti të tërë udhësh druri e urash të ngritura enkas për vizitorët. Mesatarja e lartë e reshjeve vjetore të zonës dhe nivelet e lagështisë kanë krijuar një ekosistem unik në këtë pyll. 

Liqenet e Plitvicës, Kroaci 

 

Ujëvarat e Plitvicës, Kroaci

Parku Kombëtar i Liqeneve të Plitvicës është një nga më të vjetrit dhe më të mëdhenjtë e këtij lloji në Kroaci. E vendosur në zonën malore karstike të vendit, ajo është e njohur për liqenet dhe ujëvarat e saj të bukura, të ndërlidhura. Këto panorama vizitorëve mund t'u kujtohen edhe nga filmat e shumtë të xhiruar këtu. 

Liqeni i Shkodrës, Mali i Zi dhe Shqipëria

 

Liqeni i Shkodrës

Liqeni i Shkodrës është sipërfaqja më e madhe e ujit në Gadishullin Ballkanik, megjithëse madhësia e tij e saktë ndryshon në varësi të sezonit. Shkoni këtu nëse ju pëlqejnë manastiret idilike të ishujve, vëzhgimi i shpendëve ose thjesht mund të zhyteni në natyrën e virgjër. 

Cinque Terre, Itali 

 

Cinque Terre dallohet për natyrën dhe arkitekturën në majat e kodrave mbi det

Ky brez bregdetar në Liguria, në veriperëndim të Italisë, është i famshëm në botë për fshatrat e tij piktoreskë dhe shtigjet e mëdha. I regjistruar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 1997, ai është i përsosur për shëtitje, relaksim dhe harxhim të kalorive falë hiking. Sidoqoftë, mund t'i rifitoni ato kalori shpejt, pasi zona është gjithashtu e njohur për kuzhinën e saj. 

Calanques, Francë

 

Calanaques, parku kombëtar, Marsejë, Francë

Parku Kombëtar Calanques, afër qytetit port francez të Marsejës, shtrihet përgjatë bregut të Mesdheut me pamjet e tij mahnitëse. Gjiret e tij si fiorde dhe pasuria e tij e florës dhe faunës u zgjojnë ndjenjën e parajsës në tokë adhuruesve të natyrës, veçanërisht alpinistëve dhe çiklistëve. 

Parku Kombëtar Ordesa y Monte Perdido, Spanjë

 

Humnera Rio Yaga në parkun kombëtar spanjoll Ordessa

I ndodhur në vargmalin spanjoll Pyreneve, Parku Kombëtar Ordesa y Monte Perdido përmban lugina të zhytura dhe majat malore me borë, pyje të gjelbëruar dhe bollëk të kafshëve të egra. Zona është ideale për shëtitje, ngjitje shkëmbinjsh ose thjesht për të shijuar pamjet mahnistëse./DW

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?