Foto e një mësuese duke u vaksinuar kundër COVID-19

‘Nga Kukësi, Tirana dhe Korça’, Manastirliu: 2.664 mësues janë vaksinuar kundër COVID-19, procesi po shtrihet në të gjithë vendin

17 Mars 2021, 10:43| Përditesimi: 17 Mars 2021, 10:45

  • Share

Ministrja e Shëndetësie Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin saj social Facebook, ka publikuar lajmin e mirë se tashmë janë të mbrojtur nga koronavirusi 2.664 mësues, pas marrjes së dozës së parë.

Vaksinimi ka nisur në disa qytete si Tirana, Lezha, Kukësi, Durrësi, Korça, Lushnja dhe pritet që procesi të shtrihet në të gjithë vendin.

Vaksinimi i mësuesve kundër COVID-19 ka nisur ditën e shtunë pas ardhjes së 38.400 dozave të AstraZeneca.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?