Jamarbër Malltezi

Nga Kristi u bë Jamarbër Malltezi brenda natës, dhëndëri i Berishës përdor llogarinë e Facebook të një ish konkurenti të Big Brother

24 Maj 2020, 11:11| Përditesimi: 24 Maj 2020, 11:18

  • Share

Dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, duket se e ka gjetur zgjidhjen për të pasur më shumë shqiptarë që e pëlqejnë.

Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Partinë Demokratike, duke parë interesin e ulët të qytetarëve për të ndjekur aktivitetin e tij politik, ka zgjedhur që të përdorë llogarinë e Facebook të një ish konkurenti të Big Brother Albania.

Pasi ka marrë faqen e ish-konkurentit “Kristi”, ai i ka ndryshuar emrin nga “Kristi Big Brother Albania 8” në Jamarbër Malltezi, shkruan gazeta “TemA”.

Duke përdorur këtë “truk”, njerëzit që pëlqenin Kristin zgjohen në mëngjes duke pëlqyer Jamarbrin.

Është e çuditshme, pasi nëse dikush pretendon se ka mbështetjen e shqiptarëve dhe synon hyrjen në parlmanet, atëhere përse do të ishte e nevojshme që edhe 2,950 like në Facebook t’i ketë të manipuluara?

Më poshtë mund të shihni historikun e ndryshimit të emrit të faqes që përdor Jamarbër Malltezi. /Tema.al

Historiku i ndryshimit të emrit të faqes që përdor Jamarbër Malltezi

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 24/05/2020 20:12

    Prisni kur ti kerkoje demet Pinderi o Pederi si ka mbiemrin,i ka pervetesu profilin kollovari i Berishve.

    Përgjigju
  • O tej: 24/05/2020 18:12

    Jamarber per me mire ket temin dhe nuk bie ne sy o kollovar mu.,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?