Nga Korça në Kukës arrestohet kuksiani që do transportonte me furgon 27 emigrantë! 'Bileta' 200 - 400 euro

23 Shtator 2023, 13:54| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 13:59

  • Share

Një 35 vjeçar që do të transportonte me një furgon, në drejtim të Kukësit, 27 emigrantë është arrestuar informoi sot policia e Tiranës. Emigrantë kishin paguar 'biletën' 200 - 400 euro me qëllim për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me Kosovën

35 vjeçari nga Kukësi u arrestua në flagrancë në afërsi të liqenit të Farkës

 Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 27 emigrantë dhe në afërsi të tyre,  Dritan Pekën i cili do t’i transportonte emigrantët, drejt Kukësit, me një automjet furgon

"Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari i arrestuar, iu kishte premtuar transportimin nga Korça në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 200-400 euro për person, 27 emigrantëve që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe që synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së"  informoi sot policia e Tiranës.

27 emigrantët do të hetohen në gjëndje të lirë për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".  

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?