Nga Këlliçi, Vokshi tek Xhaferri/ Evi Kokalari: Paneli i Turpit! Berisha nuk ka ndryshim nga Enveri, ‘hiq intelektualët dhe mblidh injorantët’

1 Maj 2023, 09:29| Përditesimi: 1 Maj 2023, 09:35

  • Share

Aktivistja Evi Kokalari, dikur mbështetëse e Berishës ka sulmuar këtë të fundit dhe figurat e tjera politike pranë tij.

Duke e konsideruar si “Paneli i Turpi”, Kokalari thotë se ky panel është pikërisht çfarë duhet të shohim për te kuptuar se si u katandis PD e rithemelimit dhe se nuk ka sesi të jetë e ardhmja.

Kokalari akuzon dhe kandidatin e Tiranës, Belind Këlliçin si mashtrues i shumë niveleve duke përfshirë dhe diplomën e maturës.

Kokalari vijon me foton e falcifikuar nga Adriana Kalaja, të cilën ajo thotë se e shpërndau pa një pikë turpi. Gjithashtu akuza hidhen edhe ndaj Albana Vokshit dhe Besart Xhaferrit.

''Paneli i turpit!!!

Sali Berisha, një ditë thotë “nuk kam ç’ti bëj njerëzve të lirë”, – referuar kjo shpërndarjes së fotos së falsifikuar, nga Kalaja, ditën tjetër e promovon!!

Në fakt, ky panel është pikërisht çfarë duhet të shohim për te kuptuar se si u katandis PD e rithemelimit;

-Belind Këlliçi – mashtrues në shumë nivele duke futur këtu diplomën e maturës

-Adriana Kalaja një mashtruese që tashmë e dimë të gjithë (fallcifikon foto dhe i shpërndan pa asnjë pikë turpi)

– Albana Vokshi, mashtruese dhe manipuluese e shumë garave në PD. Asnjëherë nuk është futur në votë vetë. Burri i saj i korruptuar kokë & këmbë së bashku me klanin e Berishës.

-Besart Xhaferri, mashtrues dhe hajdut i gjithë garës së Forumit Rinor.

Për të zbukuruar pak panelin nga llumi, nxjerrin dhe installimin e Aleksandër Frangajt dhe Blendi Fejvziut. Por s’po ndihmon.

I dashur z. Berisha. Ju përfundimisht NUK jeni e ardhmja. Të gjithë këtë llum ta gëzosh. Nuk bëhet Shqipëria me këtë nivel njerëzish dhe as me ju.

Pse i mban ti vërdallë është e qartë. Nuk ke ndryshim nga metodologjia e Enver Hoxhës që ishte: hiq intelektualët dhe mblidh injorantët.

Në fakt, njerëzit me mënd po ikin jo nga Edi Rama, por sepse s’kanë shpresë tek injoranca e opozitës që ti promovon.

Nejse, intelektualët dhe njerëzit me integritet do mblidhen dhe do triumfojnë. Ke të drejtë, revolucioni anti-korrupsion po vjen, dhe ti jo vetëm nuk je pjesë e saj, por as nuk e ndalon dot, as ti, as Rama dhe as Ilir Meta.

Suksese në këtë cirk që ke nisur! Në këtë pikë, është tejet argëtuese!'', shkruan Kokalari.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • '":;,: 01/05/2023 14:07

    Kokalari kujdes!Basta kush i del kundra Berishes zhduket me menyra te ndryshme si Trebicka,Olldashi,Arbnori,Gazidede,Zhulali,Pashko,Haklajt etj etj etj.Komunistat e Enverit nuk pranojne kundershtare.Nese vjen ne Tirane per vizite hap syte se te vjen anej ka sta pret!Lul Basha nuk ishte budall qe u terhoq nga politika me marifet ne qetsi.

    Përgjigju
  • Marian Laca: 01/05/2023 10:49

    Edhe ti o kokpalare njelloj je. Kam frike se je me rrnde se keta.

    Përgjigju
  • Mos fol kot: 01/05/2023 09:47

    "intelektualët dhe njerëzit me integritet do mblidhen dhe do triumfojnë", "revolucioni anti-korrupsion po vjen" thotë kjo e dërguara e zotit. Je bërë profete tani, si gjithë të tjerët. Puna është se s'ka më ndjekës, ka vetëm profetë. Unë profet ti profet lopës kush do i bëj yzmet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?