Gjirokastra në ballin e revistës amerikane

Nga isoja e këngës polifonike tek muret e kështjellës, Gjirokastra ‘pushton’ ballinën e revistës amerikane

9 Nëntor 2023, 14:30| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 14:35

  • Share

Shqipëria  vijon të mbetet në fokusin e mediave të huaja. Këtë herë, është revista e njohur amerikane “Aramco World” ajo që ka pasqyruar përmes fotove e një shkrimi bukurinë e qytetit të Gjirokastrës.

Qyteti i gurtë turistik ka ‘pushtuar’ ballinën e revistës kulturore amerikane, ndërsa përshkruan detajet që e bëjnë unike Gjirokastrën.

Edhe kryeministri Edi Rama ka postuar këtë artikull në Facebook-un e tij.

“Gjirokastra pushton ballinën e numrit të fundit të revistës kulturore amerikane “Aramco World” me përshkrimet për qytetin e gurtë turistik, me magjepsjen nga muret e kështjellës, e deri te rrugicat e kalldrëmta në të cilat jehon isoja e këngës polifonike përmes portreteve të shkëputura nga Festivali Folklorik.”-shkruan Rama.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?