Sara Hoxha dhe Deamishel

Premiera ‘Në Kuadër të Dashurisë’/ Nga incidenti i Sara Hoxhës me fustanin, te Deamishel me veshje transparente! Çfarë s’u pa në parakalimin në tapetin e kuq në Pallatin e Kongreseve

9 Tetor 2023, 21:51| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 16:13

  • Share

Nga ballina e Pallatit të Kongreseve, personazhet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ parakaluan mbrëmjen e sotme në tapetin e kuq pasi po mbahej edhe premiera e filmit.

Në tapetin e kuq nuk munguan protagonistët e filmit, si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Luiz Ejlli, i cili ishte i shoqëruar nga Kiara Tito, tha se ia ka dedikuar të gjithë suksesin fansave të tij.

“Të mundja të shtyja orarin do t’ju takoja të gjithëve. Shumë kanë thënë që është filmi i Luizit dhe Oltës, por është filmi juaj. Fal mbështetjes tuaj janë këtu. U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, Zoti jua shpërbleftë”- tha Luizi.

Por nuk kanë munguar edhe incidentet. Sara Hoxha e cila mbërriti e vetme në tapetin e kuq, pa Ledrin, u pengua me fustanin, teksa po bëhej gati të pozonte.

Rreth eksperiencës së saj në film, Sara është shprehur: Kur janë kamerat aty nuk je vetvetja, më e vështira ishte të kuptoje ca kërkonte regjisori, pra Kolo nga unë dhe të arrija të bëja atë që donte Kolo mendoj se e realizova.

Një incident ndodhi edhe me DeaMishel, e cila teksa po zbriste nga makina për të parakaluar në tapetin e kuq, u ekspozua më tepër seç duhet.

Të tjerë të famshëm që parakaluan ishin Bora Zemani e shoqëruar nga Donald Veshajn dhe vëllain e tij Romeon. Po ashtu edhe modelja Jori Delli ishte e pranishme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Komision: 10/10/2023 14:26

    luizi si mret ma i miri ma i bukri.

    Përgjigju
  • Kali: 10/10/2023 08:06

    Na mbyten bundrat.

    Përgjigju
  • Ben: 10/10/2023 07:42

    Majmunat paskan dalë nga pylli.Imitacion i peshtire,kot fare.Fotokopje e shumtuar.Nuk e kuptojme pse i bejne keto paraqitje teatrale,apo imito,futja kot.

    Përgjigju
  • Iris: 10/10/2023 04:00

    O.K. i bete qejfin vetes,luajtet /Oscar/ e /Hollywood/ si ne kur luanim /luftrash/ e /shtepiash/ kur ishim te vegjel.

    Përgjigju
  • Beni: 10/10/2023 03:48

    Nje tufe me idiote ku po shkon ky bend sa poshte ka rene niveli intelektual turp per ate zot turp.

    Përgjigju
  • Arioni: 09/10/2023 23:46

    Vetem vipa sjan keta na hapet barkun me injorant te mbledhur ne tiran

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?