Nga homazhi për ikonën lirike, Jorgjia Truja tek deputetja këngëtare greke, festivali ‘MIK’, tri netë magjike në Korçë! Inva Mula: Arti e kujtesa, misioni im

27 Korrik 2023, 15:50| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 16:10

  • Share

Shënon edicionin e 6-të MIK festival. Sopranoja Inva Mula, e ka kthyer tanimë në traditë dhe këtë fundjavë, për tri net radhazi, e shndërron Korçën në djep të muzikës ndërkombëtare....

Homazhi ndaj artistëve të traditës, sërishmi bëhet kryefjalë e nismës së Mulës, e çel siparin e ngjarjes muzikore.

Ka vendosur t’i përcjellë vetë publikut mbrëmjen e së premtes, grimca nga jeta e sopranos shqiptare Jorgjie Truja-Filçe, një nga ikonat e muzikës lirike vendase, të cilën Mula e ka njohur nga afër... e rizbuluar përmes kujtimeve të saj. Sopranoja Ramona Tullumani e pianistja Ingrid Pulizo do të plotësojnë rrëfimin.

Në sheshin e Pazarit gjatë mbrëmjes së parë, do të mbahet koncerti ‘Aroma greke’, kushtuar 98-vjetorit të lindjes së kompozitorit grek Mikis Theodorakis.

E shtuna në teatrin e Korçës do të jetë “Nën ritmin e hapave të Flamenkos” .

Në shesh nën dirigjimin e Elda Laros dhe orkestrën e Forcave të Armatosura merr jetë “La notte italiana”. Sopranoja italiane Desiree Rancatore dhe tenori Giulio Pelligra, vijnë posaçërisht për t’i dhuruar Korçës më të mirën nga lirika italiane.

Tenori korçar Gjergji Mani dhe bashkëshortja e tij, sopranoja rumune Ionela Mani do të interpretojnë gjatë mesditës të së dielës në kishën ‘Ristozi’ në Mbroje të Korçës Muzikë arie antike e psalme bizantine.

Ndërsa në mbrëmje, gjatë koncertit në Drenovë, çifti i këngëtarëve performojnë muzikë rumune dhe shqiptare siç kanë kënduar në dy albumet e tyre.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?