Prej 5 vitesh lufton me kancerin e gjirit, metastazat e të cilit kanë prekur dhe organet jetësore.
E fortë, e qeshur dhe plot pozitivitet, 74 vjeçarja Silvana Krasniqi nga qyteti i Kukësit rrëfen momentet e vështira kur u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.
“Momenti është i vështirë kur të thonë se je me kancer, por psikologjikisht e përballova mirë. Do ishte mirë për mua po ta kapja në kohë, por fatkeqësisht e kapa kur kisha metastafa në melçi që është më e vështirë”.
Silvana, shprehet se një mamografi shpëton jetë, ndaj u bën thirrje grave e vajzave të mos neglizhojnë por të bëjnë kontrolle edhe pa pasur shqetësime.
“Sot ka shërim kanceri nëse kapet në kohë. U bëj thirrje të gjitha grave të shkojnë çdo 6 muaj tek mjeku”, tha ajo.
Dikur volejbolliste, aktore në estradën e qytetit, por edhe infermiere, Silvana Krasniqi thotë se aktivizimi në art dhe sport e ka ndihmuar të përballojë vështirësitë, sidomos gjatë kimio-terapisë.
Por nga ana tjetër, 74-vjecarja mendon se vaksina e Covid-19 e ka dëmtuar
“Bërja e vaksinës së dytë më ka dëmtuar shumë. Akoma nuk e marr dot vetem. Unë jam akoma me kimio-terapi. Megjithatë akoma jetoj kam shpresë të jetoj e të shërohem. Thirrja ime është që çdo muaj të gjithë të bëjnë analizat, eko dhe mamografi sepse shpëtojnë nga gjithçka i bëjnë parapritë sëmundjeve.
Silvana Krasniqi kërkon nga Qeveria të mbështesë financiarisht të sëmurët me kancer, sidomos pensionistët.
G.MO//ReportTv.al“Ne që jemi me kancer dhe vetëm me pension Qeveria duhet të na japë një lloj shtesë”.- apeloi ajo.