Nga Gjermania, SHBA e Italia, djemtë emigrantë bëhen bashkë për të bërë rrugën në Vranisht

17 Shkurt, 17:15| Përditesimi: 17 Shkurt, 19:50

  • Share

Më se 100 djem të fshatit Vranisht të Labërisë kanë ndërmarrë një nismë për tu përgëzuar. Nisur nga shprehja e famshme e Presidentit amerikan Kenedi, “mos prit çfarë do bëjë vendi yt për ty, shiko se ç’mund të bësh ti për vendin tënd”, këta të rinj u mblodhën këtë fundjavë nisur nga një thirrje spontane duke mbledhur shuma të konsiderueshme për të rregulluar rrugën e fshatit.

Është një shembull i shkëlqyer sesi të rinj dhe bashkëfshatarë të tjerë që prej dekadash jetojnë në Vlorë, Tiranë e qytete të tjerë të Shqipërisë, apo në vende që nga Italia, Greqia, Kanadaja, Gjermania, Anglia, Franca, Shtetet e Bashkuara, Spanja, etj. në bashkëpunim me kryepleqësinë e fshatit ndërmarrin një nismë të tillë. Këta të rinj madje janë mbledhur vetë fizikisht në Vranisht, dhe pavarësisht profesioneve të ndryshme që kanë, janë përfshirë vullnetarisht (krahas fondeve të dhuruara) në ndërtimin e rrugës prej 4 kilometrash që nga lagjia Horë (rruga nacionale) dhe deri në qendër të Vranishtit, nën bukurinë e malit të Çikës.

Vranishti është një fshat me tradita i zonës së Lumit të Vlorës, dhe me emër për kontributet në histori në krahinën e gjerë të Labërisë dhe në shkallë vendi. Por ky fshat dhe të gjithë të tjerat në këtë zonë, kishte ngelë për dekada larg infrastrukturës moderne. Vitet e fundit qeveria shqiptare me mbështetjen e fondeve të huaja do të rikonstruktonte dhe modernizonte rrugën e Lumit të Vlorës, pra që nga Vlora dhe deri në Qeparo përgjatë lumit Shushica.

Kjo rrugë i ka sjellë zhvillim zonës duke e futur atë edhe në hartën e turizmit malor dhe atij kulinar. Por lidhjet mes rrugës kryesore me disa fshatra ende nuk janë rikonstruktuar duke u kthyer në problem për banorët e zonave por edhe vizitorët. Kërkesa për rrugën është e lartë pasi shumë banorë të larguar prej vitesh, kanë nisur të kthehen dhe të rindërtojnë shtëpitë e vjetra dhe të investojnë në pronat e tyre.

Duke parë dëshirën në rritje për të ikur nga Shqipëria, dhe shpesh keqmenaxhimet e zhvillimit ekonomik në vend ndër dekada, ky është një rast shembullor, që tregon se shqiptarët e duan vendin dhe vatrën e tyre. Ata bëhen bashkë për të rregulluar vendin e tyre dhe për ta bërë atë të jetueshëm, dhe nuk e presin gjithçka nga strukturat e shtetit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 17/02/2024 23:15

    O djali vran ishtit kur te zec kucin ne goj laje gojen me ace mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?