Nga fituesi i ‘Topit të Artë 2023’ te talenti, trajneri dhe formacioni i vitit, FSHF ndan çmimet për më të mirët

18 Dhjetor 2023, 19:51| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 19:54

  • Share

1702925681_arinaldorrapaj.PNG

Fedarata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë çmimet prestigjoze për futbollistët më të mirë në klubet shqiptare gjatë vitit 2023.

Konkretisht:

Futbollisti i Partizanit, Arinaldo Rrapaj merr çmimin “Topi i Artë 2023”.

“Këpuca e Artë 2023” për djem iu akordua sulmuesit, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave me Tiranën, duke siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Arlind Kurti, futbollisti i talentuar i Laçit u shpall fitues i çmimit “Talenti i vitit 2023 për djem”. 18-vjeçari i cili luan në pozicionin e rolit të mbrojtësit të krahut ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni , duke dhënë kontributin e tij jo vetëm te Laçi por edhe te ekipi Kombëtar U-19, ku mban edhe shiritin e kapitenit.

Orges Shehi fitoi çmimin “Trajneri i vitit 2023”

Enea Jorgji është përzgjedhur arbitri i vitit

Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Alen Sherri (portier), Andi Hadroj (mbrojtës), Renato Malota (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Florjan Përgjoni (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Albano Aleksi (mesfushor), Fernando Medeiros (mesfushor), Tedi Cara (sulmues), Raphael Dëamena (sulmues), Florent Hasani (sulmues).

Që të gjithë kanë qenë futbollistë vendimtarë me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit. Afrim Tole dhe Armend Dallku kanë ftuar lojtarët e formacionit më të mirë për t’u ngjitur në skenë e për të tërhequr çmimet, ndërkohë që nuk kanë munguar falënderimet e rastit edhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.


Lajmi kryesor:

FSHF ndan çmimet “Më të mirët 2023’, në mbrëmjen gala të pranishëm Rama dhe Begaj! Sylvinho merr nga presidenti pasaportën shqiptare


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?