Lionel Messi

Nga fitorja historike e Lionel Messit në Kupën e Botës tek veza, postimet që ‘thyen rrjetin’, më të njohurat në Instagram për 5 vitet e fundit

28 Dhjetor 2022, 12:19| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 12:27

  • Share

Nga fitorja historike e Lionel Messit në Kupën e Botës, tek lajmet e lumtura për Cristiano Ronaldon, këto janë postimet më të njohura në Instagram që fituan zemrat e njerëzve në internet.

Si në fusha ashtu edhe në Instagram, dominimi i Messit ndaj Ronaldos ishte i jashtëzakonshëm, të paktën për sa i përket numrit të pëlqimeve. Kështu, fotoja e Lionel Messit duke ngritur Kupën e Botës me bashkëlojtarët e tij nga kombëtarja e Argjentinës ka shënuar edhe rekord në Instagram, duke marrë 61 milionë pëlqime në ditën e parë të postimit.

Vendi i dytë, fotografia e një veze, e postuar në janar 2019, mori mbi 58 milionë pëlqime.


 

Në vendin e tretë, postimi i Leo Messit, duke fjetur në shtrat me kupën e artë të lakmuar në krahë, mblodhi 45 milionë pëlqime në më pak se 15 orë.

 

Postimi i katërt më i popullarizuar në Instagram është një foto e përbashkët që shfaq të mëdhenjtë e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke luajtur një lojë shahu, të sponsorizuar nga gjigandi i modës Louis Vuitton,  postimet mblodhën 40 milionë pëlqime në më pak se 24 orë.


Në vendin e pestë vjen Christiano Ronaldo dhe Georgina me njoftimin e shtatzënisë së binjakëve të kësaj të fundit, më 21 tetor, e cila kaloi 32 milionë pëlqime.


 

Më pas në vendin e gjashtë me mbi 30 milionë pëlqime është imazhi i reperit XXX Tentacion, i cili supozohej të ishte i fundit para se të vdiste në maj 2018.

Në vendin e shtatë është imazhi i këngëtares së njohur Ariana Grande nga martesa me agjentin e suksesshëm të pasurive të patundshme Dalton Gomez me mbi 26 milionë pëlqime.

Në numrin 8 gjejmë llogarinë e Tom Holland ku ai bëri një meme Spiderman me Tobey Maguire dhe Andrew Garfield me rreth 24 milionë.

Në vendin e nëntë, shpallja e shtatzënisë së dytë të Kylie Jenner në shtator 2021, e cila mblodhi mbi 22 milionë pëlqime.

Top dhjetëshen e plotëson këngëtarja Billie Eilish me postimin e saj të parë si bjonde në mars 2021, duke kaluar gjithashtu 22 milionë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?