Nga Estrada e Shkodrës te “Falco”, Drande Xhaj: Ja pse pranova të luaj me Bes Kallakun! Nëse do më kërkonte Ermal Mamaqi…

28 Shkurt 2020, 11:53| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 12:24

  • Share

Këtë të premte emisioni “Rreze Dielli” u zhvendos në Shkodër. Dhe jo pa arsye. Drande Xhaj kishte vendosur të hapte dyert e shtëpisë, por edhe zemrën në një intervistë ndryshe nga herët e tjera.

Për gazetaren Suada Daci ajo ka rrëfyer fillimet e karrierës së saj, duke u shprehur se është gjendur rastësisht mes aktorëve më të mëdhenj të kohës në Shkodër, e që prej asaj kohe i ka dedikuar jetën dramës dhe humorit.

Misionin e saj për të bërë njerëzit të qeshin, ajo e vazhdon ende sot. Vitet nuk e kanë lodhur, përkundrazi i kanë dhënë asaj edhe më shumë forcë që të vazhdojë me të njëjtin ritëm punën si aktore pranë teatrit “Migjeni” në Shkodër. Së fundmi ajo ka qenë pjesë edhe e filmit “Falco” të Bes Kallakut.

Drande thotë se vendosi të ishte pjesë e këtij filmi pasi i pëlqeu skenari dhe thotë se nëse do ishte ftuar sërish nga producentë të tjerë do ta mendonte mirë a do të pranonte, pasi pas 40 vitesh karrierë, i duhet të jetë selektive në materialet që përzgjedh të luajë.

Si të bindi Bes Kallaku të bëheshe pjesë e “Falco”?

“Në fakt Besi më telefonoi. Mendova se dikush po bënte shaka në fillim. Më tha që ka një projekt dhe donte të takoheshim për të më prezantuar skenarin. Më pëlqeu, e pranova rolin. Them që kam bërë mirë që e pranova rolin. Pagesa për si jemi mësuar ne të paguhemi, ishte e mirë.” shprehet aktorja.

Nëse do të ftonte Ermal Mamaqi të bëje një film me të, do ta bëje?

“Unë kam nxjerrë një mësim. Duhet të mendohem mirë para se ta bëj një rol. Sepse kam 42 vite në skenë, gati në përfundim të karrierës. Duhet të mendohem mirë sepse janë filma më shumë komercialë.” thotë Drande Xhaj.

 

 

 

 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?