Foto ilustruese nga Kakavija

Nga sot shtrëngohen masat në Kakavijë! Do lejohet të kalojnë 400 persona! Zgjatet karantina, test COVID-i edhe për shoferët e kamionëve

1 Mars 2021, 08:00| Përditesimi: 1 Mars 2021, 08:05

  • Share

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID në Greqi, ku është parashikuar që të shtrëngohen kufizimet. Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme njoftoi se prej ditës së sotme (1 mars) deri në 15 mars, është vendosur që në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të kufizohet numri i qytetarëve që do të kalojnë çdo ditë.

Nga 750 që është numri i lejuar deri më tani do të shkojë në 400 në ditë. Po ashtu edhe ditët e karantinimit për personat që do të rezultojnë pozitivë do të zgjatet nga 7 në 14 ditë.

Mësohet gjithashtu se orari i lëvizjes do të reduktohet duke lejuar qarkullimin 12 orë në ditë prej orës 07:00 deri në orën 19:00. Për të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi, përjashtuar shtetasit shqiptarë, testi i shpejtë COVID do të ndërmerret edhe tek shoferët e kamionëve të cilët kanë qenë të përjashtuar deri më sot.  

MEPJ rikujtoi se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?