Nga Durrësi në Shkodër, kush është prokurorja e parë që kalon në 'sitën' e Vettingut

11 Prill 2018, 13:07| Përditesimi: 11 Prill 2018, 13:14

  • Share

Pas gjyqtarit të Apelit në Durrës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvendoset në qytetin verior të Shkodrës. KPK do të kalojë në ‘sitën’ e Vettingut prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani.

Seanca e KPK për Nikëhasanin do të zhvillohet më datë 17 prill 2018, ndërsa këtë të premte do të jepet vendimi final për gjyqtarin e Durrësit, Besim Trezhnjeva, i cili sipas KPK, nuk  justifikon pasurinë e tij prej 20 milionë euro.

Pas tij, në ‘sitë’ do kalojë Nikëhasani, e cila është prokurorja e parë që do t’i nënshtrohet Vettingut, pas tre gjyqtarëve radhazi, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës të Gjykatës Kushtetuese, si dhe Besim Trezhnjeva i Durrësit.

Trupa gjykuese për prokuroren Nikëhasani do të përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko. Ndërkohë, KPK njofton se ka ndërprerë Vettingun për ish-prokurorin në Berat, Ermir Beta.. Sipas KPK, ky subjekt është dorëhequr dhe sipas ligjit i ndërpritet Vetting.

Komento

Komente

  • I pervutshmi: 13/04/2018 09:40

    Po kur nuk justifikojne pasurine duhet te kalojne ne ndjekje penale. Si e kane bere kete pasuri. Se perndryshe eshte e lehte per ta. Vodhem sa vodhem .pune e madhe.

    Përgjigju
  • Kaco: 11/04/2018 13:52

    20 milion euro??? E lexova mire apo me ben syte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?