Foto ilustruese

Kronikë

Nga droga te zjarrëvënia e dhuna në familje, 4 të arrestuar në Fier

27 Gusht 2021, 12:06| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 12:08

  • Share

FIER- Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit për vepra të ndryshme penale, përkatëisht për zjarrëvënie, dhunë në familje e shitje të kananbisit.

18-vjeçarit, A.M., është arrestuar pasi i janë gjetur në shtëpinë tij në Gjokalli të Fierit, doza kanabisi të cilat i kishte ndarë për t’i shitur. Sakaq, në pranga ka rënë edhe një 62-vjeçar i identifikuar me inicialet K.M., pasi duke djegur barëra në tokën e tij, zjarri është përhapur duke rrezikuar tokat e tjera përreth.

Ndërkohë, shtetasi A. H., 20 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Si pasojë ai ka përfunduar në pranga. Ndërsa, një 44-vjeçar, i identifikuar me inicialet I.I., nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe pasi është kapur nga policia ka refuzuar të bëjë testin alkoolit, e kështu forcat  e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?