Kombëtarja italiane e futbollit

Italia dhe Shqipëria përballen më 16 nëntor në ‘Air Albania’, nga Donaruma tek Verrati, publikohet lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri Mancini

11 Nëntor 2022, 19:45| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 20:12

  • Share

Është publikuar lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri italian, Roberto Mancini, për miqësoren që do të luhet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në listë janë emra të njohur të futbollit botëror, me të cilët Italia arriti të fitonte kampionatin Europian vitin e kaluar duke mposhtur në finale Anglinë. Ndeshja Shqipëri-Itali zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në orën 20:45.

Mes lojtarëve të grumbulluar, janë Verrati, Donaruma, Barela dhe kapiteni i zikaltërve Leonardo Bonuçi.

LISTA E ITALISË

PORTIERË: Xhianluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Gulielmo Vikario (Empoli);

MBROJTËS: Françesko Açerbi (Inter), Alesandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Emerson Palmieri (Uest Hem), Federiko Gati (Juventus), Paskuale Mazoki (Salernitana), Xhorxhio Skalvini (Atalanta), Rafael Toloi (Atalanta);

MESFUSHORË: Nikolo Barela (Inter), Brajan Kristante (Roma), Nikolo Faxholi (Juventus), Davide Fratesi (Sasuolo), Fabio Mireti (Juventus), Mateo Pesina (Monza), Samuele Riçi (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marko Verrati (PSG);

SULMUES: Federiko Kieza (Juventus), Uilfrid Njonto (Lids), Vinçenco Grifo (Frajburg), Simone Pafundi (Udineze), Mateo Politano (Napoli), Xhakomo Raspadori (Napoli), Xhanluka Skamaka (Uest Hem), Nikolo Zaniolo (Roma).

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?