'Nga dje jemi në fushatë' Çuçi mbledh grupin PS, lë porositë: Dilni në terren! Amnistia penale javën tjetër në Kuvend, pa datë pr/ligji për bastet

12 Shkurt, 10:49| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:53

  • Share

Pa kaluar 24 orë nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, nga ku kryeministri Edi Rama kërkoi angazhim maksimal për të fituar mandatin e katërt, Bledi Çuçi mblodhi deputetët e majtë.

Kërkesën për ta kreu i grupit parlamentar socialist, e pati specifike këtë herë: të dalin sa më shumë në terren, pasi fushata tashmë ka nisur.

“Duhet një prezencë e shtuar fizike në terren sipas zonave tuaja. Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate duke nisur që nga dje. Është shumë e rëndësishme që procesin zgjedhor brenda partisë ta ndjekim personalisht. Ka nevojë për ritëm të shtuar për të kapur afatet” u shpreh Çuçi. 

 Me këtë objektiv përpara, në plan të dytë të diskutimeve ishte axhenda parlamentare, e cila edhe këtë javë në rend të ditës do të shmangë ligjet që kërkojnë edhe votat e opozitës. Amnistia Penale pritet të kalojë javën e ardhshme, ndërsa edhe pse nuk i duhet vota, PS ka ende një datë për ligjin e basteve, të shtyrë të enjten e kaluar.

Asambleja e PS e mbajtur një ditë më parë kaloi në skaner analizën e detajuar të punës së bërë në 12 qarqet e vendit, bashki më bashki nga strukturat e PS. Në përfundim të saj, Rama nuk shpalosi vetëm objektivin për një fitore shembullore, sic e quajti ai, por iu përgjigj për herë të parë edhe akuzave nga arratia të Arben Ahmetajt. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patronazhisti: 12/02/2024 11:39

    Ne terren jemi pa merak.do ta bejme Shqiperin me te lumtur me Partin dhe Edin ne Krye

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?