Nga dhuna në familja te vjedhja, 7 të arrestuar në Tiranë

1 Dhjetor 2023, 12:21| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 12:23

  • Share

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale. Konkretisht policia ka arrestuar G. H., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu është arrestuar B. P., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja".

Sakaq Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: E. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan ku ka qenë i punësuar;  H. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një debati për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Policia ka arrestuar gjithashtu I. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin M. B., 55 vjeç.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- D. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në afërsi të "Casa Italia-s", drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një autobus dhe me kangjellat e rrugës;

- A. M., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?