Berisha, Vokshi dhe direktivat në email-in e deputetes

Nga çështja Partizani dhe dosja Malltezi tek dhuna ndaj deputetit Sina! Zbulohen udhëzimet e Berishës në email-et e Vokshit

1 Nëntor 2023, 18:34| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 18:58

  • Share

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, i jep direktivat e tij nëpërmjet mesazheve në email drejtuar drejtuar deputetëve që e mbështesin.

Së fundmi në një fotografi të realizuar në distancë, publikuar nga Gazeta Tema, shihet qartë sesi Berisha i ka dhënë udhëzime deputetes Albana Vokshi mbi qëndrimin që duhet të mbajnë për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani dhe për deputetin socialist Vullnet Sinaj. Sa i takon çështjes për të cilën është arrestuar Jamarbër Malltezi dhe Berisha është nën hetim, në foton e publikuar shihet teksa shkruhet: “Çështja e kompleksit Partizani, dosja falsifikuar...”

Për dhunën e ushtruar ndaj këtij të fundit nga deputeti i PD, Gledian Nallbati PS dorëzoi një kallëzim në SPAK. Berisha u jep direktivë deputetëve që të deklarojnë se vetë deputeti socialist Sina i ka provokuar i pari.

Më pas direktivat e Berishës, deputetja Vokshi i shpërndan për t’u bërë të qartë deputetëve të tjerë qëndrimet publike që duhet të mbajnë.

Foto e publikuar në media, Berisha i jep direktiva Vokshit për çështjen e kompleksit Partizani

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 01/11/2023 21:18

    Kjo nuk eshte e afte per asgje..

    Përgjigju
  • puntor: 01/11/2023 19:25

    kokrra hajdutes kjo vokshi kjo privatizoi ,mjetet detare ne durre pa asnje kokerr leku la 300punonjes pa pune.

    Përgjigju
    • Lumjani: 01/11/2023 21:22

      Qenke fundrin

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?