Nga çadra në gërmadhë, çifti Çadellaj në Elbasan ende pa strehë pas tërmetit të nëntorit! Të moshuarit: Netët i ngrysim me frikën e vdekjes! Kërkojmë një shtëpi normale (VIDEO)

30 Janar 2022, 15:03| Përditesimi: 30 Janar 2022, 15:13

  • Share

Kjo ngrehinë mund të ngjajë më shumë me një stallë, por aty banojnë një çift të moshuarish. Me mure të çara e pa minimumin e kushteve jetike, Skënder e Lefterije Çalladej, i ngrysin netët me frikën se banesa do t’u shembet, e do t’i zërë brenda.

Kjo ka shërbyer si streha e tyre për dekada, por gjendja u përkeqësua gjatë rrëshqitjeve të vazhdueshme të tokës. Goditjen e fundit, kësaj banese në fshatin Trepsenisht të Elbasanit, ia dha tërmeti i 26 nëntorit 2019. Shtëpia u shpall e pabanueshme, por çifti i të moshuarve nuk kishte ku të përplasej.

“Nga e keqja e madhe kemi ardhur prapë”- u shpreh i moshuari.

Që nga viti 2017, Skënderi dhe Lefterija të moshës 67-veçare, janë detyruar të jetojnë në një çadër që ua siguroi bashkia.

“Ne morëm një çadër që na e dha bashkia , prefektura dhe jetuam aty gjatë gjithë kohës, por tani është shumë ftohtë dhe u futëm te shtëpitë e vjetra.”

E vetmja mundësi të ardhurash, është pensioni i invaliditetit, ndërsa vajza e tyre jeton tek të afërmit. Dëshira e vetme e dy të moshurave është një strehë normale.

“Dua vetëm strehim, shteti të na ndihmoj.”

Për rastin, Report Tv u interesua në Bashkinë dhe prefekturën e Elbasanit, nga ku u informua se fondet për ndërtimin e një banese të re nuk janë akorduar ende. Kjo për shkak të mungesës së lejes së ndërtimi, pasi toka në zonë, është e rrëshqitshme.

E derisa ky ngërç të zgjidhet, çifti Çalladej, do të vazhdojë të banojë në këtë gërmadhë, me frikën se të nesërmen nuk do të gdhihen më.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Foni: 31/01/2022 03:10

    Eh moj nene. Shyqyr qe je gjalle. Dhe ishalla sa ta marre vesh sulltani Ramigani mbase te japin no nje shpi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?