Nga Brindizi në Tiranë për
Muzeun e Nënë Terezës

14 Dhjetor 2013, 17:19| Përditesimi:

  • Share
BRINDIZI - Në orën 11:00 paraditen e 12 dhjetorit 2013 në pallatin “Nervegna” në Brindisi, këshilltari i sportit dhe politikave rinore Antonio Giunta mirëpriti stafetën e dy vrapuesve italo-shqiptarë, Edison Lama e Laert Mezani pjesëtarë të ekipit “Peoples Runners” sostenuta dall’azienda Criman di Correggio (Reggio Emilia).

"Peoples Runners”  në kopje e së cilës do t’i dorëzohet kryebashkiakut dhe që është nënshkruar nga personalitete dhe fitues të çmimit Nobel të Paqes. “Projekti Dialog”, një nismë komplekse që synon pikëtakimet mes kulturave dhe feve të ndryshme dhe që realizohet nga shoqatat kulturore italiane “Agora”, “MicroMacro”, “Events”, dhe shoqatat sportive “PeoplesRun” dhe “ZeroUno”. “Projekti Dialog” është pjesë e Shoqatës për realizimin e projektit "Muzeu Ndërkombëtar Nënë Tereza”.

Shoqata “Peoples Runners CRIMAN” mbërriti në Brindisi, pas një stafete që u iniciua në Rexho (Reggio) Emilia, përmes Italisë nga veriu në jug. Pastaj vazhdon në Durrës dhe Tiranë, ku do të dorëzohet fanella origjinale në përurimin e ekspozitës së madhe për Nënë Terezën, organizuar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës me rastin e dhjetëvjetorit të Lumnimit (2003-2013).

Është një projekt i madh i bashkëpunimit italian-shqiptar me pjesëmarrjen e Sekretariatit të Çmimit Nobel për Paqe, Vatikanit dhe disa komunave dhe institucioneve italiane: ekspozita do të përurohet të enjten, më 19 dhjetor në Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, në praninë e shtypit dhe të autoriteteve italiane dhe shqiptare. Stafeta është simbol i fuqishëm i bashkimit i dy brigjeve të Mesdheut me mesazhin e madh të Nënë Terezës.

Nënshkruesit e Fanellës së Dialogut:

Mairead Corrigan Maguire - Çmimi Nobel për Paqen 1976

Betty Williams – Çmimi Nobel për Paqen 1976

Rita Levi Montalcini – Çmimi Nobel për mjekësinë 1986

Muhammad Yunus - Çmimi Nobel për Paqen 2006

Lech Ëalesa - Çmimi Nobel për la Paqen 1983

Rajendra Kumar Pachauri – President i IPCC, Çmimi Nobel për Paqen 2007

Rigoberta Menchù Tum - Çmimi Nobel për Paqen 1992

John Hume – Çmimi Nobel për Paqen 1998

Frederik Willem de Klerk - Çmimi Nobel për Paqen 1993

Kardinali Paul Poupard - President i merituar, Këshilli Pontifikal për Kulturën Vatikan

Kerry Kennedy – Presidente e Fondacionit Kennedy

Bob Geldof – artist i angazhuar në veprimtari sociale

Botuar sot në "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?