Nga Big Basta me djalin e tij te Luiza Gega, personazhet e njohur i bashkohen fushatës për mbjelljen e pemëve në Tiranë

4 Shkurt, 09:24| Përditesimi: 4 Shkurt, 10:25

  • Share

Personazhet e njohur shqiptarë i janë bashkuar fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

Artisti i njohur, Big Basta i shoqëruar nga djali i tij, Lian kanë mbjellë disa fidanë bashkë me ekipin e Bashkisë së Tiranës. Fushatës i është bashkuar edhe sportistja e njohur Luiza Gega.

Më herët kësaj nisme iu bashkua edhe aktorja e njohur Olta Gixhari me djalin e saj Amar.

Bashkia e Tiranës do të vijojë me fushatën e saj për shtimin e gjelbërimit edhe këtë vit, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj ka bërë thirrje shkurti të kthehet në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agronomi AgaMemnoni: 04/02/2024 16:49

    Mbillni sa më shumë pemë Mesdhetare Autoktone Zgjerojeni Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës edhe poshtë Digës së Liqenit duke e zgjatuar...e kthyer atë hapsirën aty poshtë Digës në një Shesh-Psrk të Gjelbër,Model për të gjithë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?