Nga betejat dhe qyteti historik i Butrintit tek kullat e ngujimit në Alpet Shqiptare, ‘BBC World’ eksploron ‘Mrekullitë e Shqipërisë’

22 Janar 2023, 08:19| Përditesimi: 22 Janar 2023, 14:13

  • Share

Ditën e djeshme, në njërin prej programeve më të famshme në botë “BBC World”,  janë publikuar pamjet e para të dokumentarit të titulluar, “Mrekullitë e Shqipërisë”, ku janë eksploruar vendet më magjepsëse duke nisur nga natyra e deri tek zona arkeologjike ku janë zhvilluar beteja historike.

Dokumentari ka si synim eksplorimin e mrekullive të Shqipërisë për t’i paraqitur më pas në sytë e gjithë botës. Gazetarja, Bettanu Hugs shpjeon se dokumentari me titull “Mrekullistë e Shqipërisë” nis me qytetin antik të Butrintit.

“114 kilometra nga Italia dhe vetëm 3 kilometra nga ishulli i Korfuzit këtu është siti kombëtar i Butrinit, i shtrirë në 200 hektarë ky park arkeologjik është një udhëkryq i kulturave duke filluar nga antikiteti tek epoka e bronzit dhe ajo otomane”, shprehet gazetarja e BBC.

Gjatë dokumentarit flitet për historinë e lashtë të Butrintit, rëndësisë së tij për kohën dhe betejat e përgjakshme që u zhvilluan mes perandorit Oktavi dhe mbretëreshës së Egjiptit, Kleopatra.

“Në shekullin e parë para Krishtit Butrinti ra pre e ambicies së romakëve, të cilët u shtrinë nga Evropa deri në Afrikë dhe Azi. Në shekullin e 4-ët para Krishtit Jul Çezari ishte kokë më kokë me kundërshtarin e tij Pompei i cili kishte stacionin e flotës së tij në atë që njihet sot si Korfuzi”.

“Këtu është pika ku perandori Oktavi mundi mbretëreshën e Egjiptit Kleopatrën dhe të dashurin e saj Mark Antoni”.

Përveç ngjarjeve historike dhe betejave të ndryshme Butrinti ishte edhe streha e shkrimtarëve të kohës, si për shembull Virgjil i cili shkroi vargjet e famshme për Butrintit, të cilat u cituan nga gazetarja britanike e BBC.

Për mijëvjeçarë ky vend mbeti i pazbuluar deri në vitin 1932, nga arkeologu italian Luixhi Maria Ugolini i cili ishte me mision nga vetë Musolini për të hedhur dritë mbi Butrintin.

“Këto janë disa nga gjetjet e Ugolinit. Janë statujat e familjes mbretërore që zbukuronin teatrin”.

Dokumentari vë në dukje gjithashtu se Butrinti është siti i parë arkeologjik shqiptar që ka hyrë në UNESCO si një pasuri arkeologjike që duhet mbrojtur. Në dokumentar thuhet se siti arkeologjik i Butrintit, është një nga vendet ku mitologjia takohet me realtitetin.

Pjesa e dytë e dokumentarit u është kushtuar alpeve shqiptare, ku flitet edhe për kullat e shumta të ngujimit të cilat u ndërtuan në shekullin e 17-të.

“Zyrtarisht ato njihen si alpet shqiptare por vendasit i quajnë Bjeshkët e Namuna” .

Në këto alpe mund të gjesh kulla të shumta si ato të ngujimit të ndërtuara në shekullin e 17-të. Kjo ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të ngujoheshin këtu.

“Familja ime, ne e kemi trashëgimi brez pas brezi, kjo ka 389 vite që është ndërtuar dhe kjo ishte kullë e ngujimit, ose e pajtimit”, shprehet njëri prej banorëve.

Në dokumentar shfaqet edhe Lahuta instrumenti muzikor autokton i shqiptarëve.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?